Faqja jonë e internetit përdor cookies për analiza statistikore dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Duke vazhduar me përdorimin e faqes sonë, ju pajtoheni me këto kushte. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe Njoftimi mbi privatësinë.

x
x

10 VJET GARANCI ME TOYOTA RELAX

Shijoni automjetin tuaj Toyota – krijuar për njeriun

Tek Toyota, prioriteti ynë kryesor kanë qënë gjithmone klientët tanë. Ne shpresojmë që Toyota juaj është një pjesë e rëndësishme e jetës suaj, diçka në të cilën ju jeni të lidhur çdo ditë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të dedikuar për të ndërtuar makina të standarteve më të larta, të cilat do të kënaqin kërkesat tuaja vit pas viti.

Mbulimi ynë kuptimplotë i garancisë është mënyra jonë për të qëndruar pas përsosmërisë së produkteve tona. Ne e kuptojmë kështu: angazhimin tonë të plotë ndaj cilësisë, Mirëmbajtjen dhe Sigurinë e Toyota tuaj, është kontributi më i madh që ne mund të bëjmë për mirëqënien tuaj, klientit tonë. Për këtë arsye ne themi që Toyota juaj “është ndërtuar për njeriun” dhe ne jemi të sigurt, ashtu si dhe ju, që Toyota juaj do ju mundësojë udhëtime të kënaqëshme shumë vjeçare.

 

Garancia e prodhuesit    3 vjet / 100,000 km*1
Garancia e shtuar                                                         7 vjet / 100,000 km*1
Garancia totale    10 vjet / 200,000 km*1
Sipërfaqe e ndryshkur / Sipërfaqe e lyer    3 vjet
Korrozioni    12 vjet
Garancia Hybrid    5 vjet / 100,000 km*2
     
   

*1 - Cila të ndodhë më përpara
*2 - Garancia mbulon çdo defekt që i atribuohet një defekti prodhimi, ose montimi, në përdorim normal, për një periudhë prej  5 vjet, ose 100,000 km, cila të ndodhë më përpara, pa kufizim kilometrazhi për vitin e parë për komponentët Hybrid të mëposhtëm:

  • Njësia e kontrollit elektronik të baterisë së automjetit Hybrid
  • Njësia qendrore e kontrollit elektronik të automjetit Hybrid
  • Converter dhe Inverter i automjetit Hybrid

- Garancia e baterisë hybrid shkon deri në 10 vjet. Kontrolli i baterisë hybrid bëhet çdo vit nga momenti i blerjes së automjetit. Për 4 vitet e para, ose 85.000 km (cila të ndodhë më përpara), ky kontroll është pa pagesë. Nga viti i 5-të deri në vitin e 10, ky kontroll bëhet kundrejt pagesës.

Çfarë përfshin garancia e zgjatur Toyota Relax?

Garancia e zgjatur Toyota Relax aktivizohet pasi të keni kryer shërbimet e automjetit tuaj në një Servis të Autorizuar Toyota, e vendosur në territorin e Republikës së Shqipërisë, Republikës së Bullgarisë, ose Republikës së Maqedonisë Veriore.

Vlefshmëria e tij, është 1 vit, ose 15.000 km ; 1 vit, ose 20.000 km ; 1 vit, ose 30.000 km ; 2 vjet, ose 40.000 km;  2 vjet, ose 50.000 km, cilado që të vijë e para, në varësi të kushteve për mirëmbajtje periodike të specifikuara në Librin e Garancisë të automjetit tuaj.

Shkarkoni materialin në linkun e mëposhtëm për t'u njohur me të gjitha kushtet e garancisë Toyota Relax.

www.toyotaalbania.al/contect/articles/relax.pdf