Premtimi ndaj klientëve
Si përfaqësues i autorizuar TOYOTA, ne jemi të përkushtuar ndaj parimeve të mëposhtme:
- Stafi ynë gjithmonë do t'ju mirëpresë në ambjentet tona.
- Gjatë vizitës tuaj, stafi ynë gjithmonë do t'ju ofrojë një pasqyrë të plotë të automjetit dhe ne do të jemi të gatshëm të bisedojmë me ju dhe t'ju ndihmojmë me të gjitha problemet që mund të ketë automjeti juaj.
-Ju gjithmonë do të merrni informacion rreth kostos së shërbimit para se të vendosni nëse do të vazhdoni me riparimin.
-Automjeti juaj gjithmonë do të kontrollohet me kujdes para se të kthehet tek ju.
-Automjeti juaj gjithmonë do të kontrollohet sipas marrëveshjes dhe do t'ju dorëzohet brenda afatit të premtuar.
-Ju gjithmonë do të keni një shpjegim të detajuar të faturës së shërbimit që kemi kryer.
-Nëse keni pasur ndonjë problem me shërbimin që ne kemi ofruar, ne ju premtojmë që do t'ju përgjigjemi në kohën më të shkurtër të mundshme dhe se do të bëjmë përpjekjet maksimale për të zgjidhur problemin.