Rreth nesh
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar ALTO Sh.p.k. u themelua në Tiranë më datën 08/11/2017.
Shoqëria ALTO Sh.p.k. ka marrë ekskluzivitetin nga firma Toyota Balkans për shitjen e automjeteve dhe pjesëve të këmbimit Toyota për të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.
Më datën 15.06.2018 u hap Salloni i ri për automjetet e reja TOYOTA, sallon me të gjitha standartet e markës, duke ekspozuar modelet më të fundit. Në ambjentet tona do të relaksoheni duke pirë një kafe, ndërkohë që ndiqni në kohë reale nëpërmjet ekranit punimet që kryhen në makinën tuaj.
Ekipi ynë me përvojë, me inxhiniere të çertifikuar nga Toyota, vazhdimisht ofron ekspertizë me qëllim që të ndihmojë klientët tanë për plotësimin e të gjitha kërkesave dhe problemeve të tyre. Ekipi ynë është këshilltari juaj në çdo moment. Jemi gjithmonë të gatshëm të ofrojmë asistencë për t'ju çuar drejt zgjidhjes më të mirë të mundëshme. Gjithashtu, pranë ekipit tonë do të merrni të gjitha informacionet me detajet më të imta për mënyrat e shkëmbimit të makinave të perdorura me makina të reja.
Ekipi ynë do t'ju ndihmojnë të merrni në konsideratë edhe opsionet e financimit dhe do t'ju ofrojë programe të sigurimit të përshtatura sipas nevojave tuaja individuale.
Në Servisin e Shoqërisë ALTO Sh.p.k. – Toyota Albania, kryhen shërbimet e mëposhtme :
- Diagnostikim i defektit me aparaturë kompjuterike
- Diagnostikim në banko-provë për sistemet e frenimit, drejtimit dhe amortizimit
- Punime motorike të pjesshme dhe kapitale
- Punime xhenerike të pjesshme dhe kapitale
- Punime llamarine të pjesshme dhe kapitale
- Punime me sistemin hybrid
- Lyerje me bojë
- Punime elektroauto
- Montim vetëm i pjesëve origjinale
- Asistence teknike nga TOYOTA
- Konvergjencë
- Montim, çmontim dhe ballancim gomash
- Shërbim i plotë për sistemin e ajrit të kondicionuar
- Garanci për të gjitha shërbimet e kryera
Jemi i vetmi servis i besueshëm për mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve TOYOTA, gjë që tregohet nga numri i madh i shërbimeve që ne kryejmë, jo vetëm për automjetet TOYOTA të shitura nga Shoqëria jonë, por edhe nga ato që klientë të ndryshëm i kanë blerë jashtë Shqipërisë.
Në servisin e autorizuar Toyota do të keni mundësinë të riparoni automjetin tuaj vetëm me pjesë këmbimi origjinale.
Duke patur parasysh cilësinë e automjeteve që ofrojmë, çmimet e shitjes së tyre, shërbimin tonë të kualifikuar, parashikojmë që automjetet TOYOTA nga viti në vit të shtohen në tregun Shqiptar të automjeteve.
Me eksperiencen dhe dedikimin e ekipit të ALTO Sh.p.k. do të bëhet e mundur arritja e të gjitha pritshmërive të klientëve të markes Toyota.
Ju mirëpresim!
Përshëndetjet më të mira.