Faqja jonë e internetit përdor cookies për analiza statistikore dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Duke vazhduar me përdorimin e faqes sonë, ju pajtoheni me këto kushte. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe Njoftimi mbi privatësinë.
Corolla Cross, e projektuar nga inxhinierë venat e të cilëve njohin vetëm avantazh konkurrues, performon në mënyrë perfekte me gatishmërinë dhe me komoditetin e një SUV kompakt. Shtypni pedalin e përshpejtuesit dhe menjëherë do të ndjeni adrenalinën që ju shtyn përpara. Ktheni timonin dhe reagimi i Corolla Cross është unik. Me dizenjon e saj elegante dhe me teknologjinë hybrid, Toyota Corolla Cross ofron harmoni të plotë në jetën aktive. Është koha për të gjetur rrjedhën e përsosur të aventuarave tuaja në timonin e Toyota Corolla Cross.
Toyota Corolla Cross është një bashkim i përsosur i aventurës dhe komoditetit për jetën familjare. Me një dizajn tërheqës dhe të freskët, kjo makinë ofron një eksperiencë tërësisht të re në rrugë. Ekuilibri i shkëlqyeshëm mes ekonomisë së karburantit dhe performancës e bën Corolla Cross një lider në kategorinë e saj. Në rrugë, lëvizja inteligjente me të gjitha rrotat siguron një udhëtim të përsosur, duke ju ofruar kontroll të plotë në kthesat e papritura dhe terrenin e ndryshueshëm. Kombinimi i teknologjisë së fundit dhe intuitivitetit në kabinën e gjerë bën të mundur përvojën më tërheqëse për ju dhe të dashurit tuaj.
Corolla Cross është projektuar me kujdes, duke pasur parasysh nevojat e familjes dhe ofron një përvojë unike për të gjithë anëtarët e saj. Besueshmëria e njohur e markës Corolla plotësohet me një dizajn origjinal të një SUV dhe një gradë të lartë të prakticitetit. Kjo makinë vjen e pajisur me teknologjinë e fundit të gjeneratës së 5-të Hybrid Electric me një fuqi prej 197 kuaj fuqi, duke e bërë atë jo vetëm efikase në konsumin e karburantit, por gjithashtu një alternativë e përparuar për mjedisin.
Pavarësisht nëse jeni duke udhëtuar për punë apo për pushime, do të jeni gjithmonë të mbrojtur dhe të lidhur në Corolla Cross. Me teknologjitë e sigurisë T-Mate dhe sistemet e ndihmës së shoferit në dispozicionin tuaj, duke përfshirë Sistemin e Paralajmërimit të Përplasjes dhe sistemin Toyota Teammate Advanced Park, udhëtimet janë më të sigurta. Dhe falë një sërë sistemesh të integruara të lidhjes, nga navigimi në kohë reale, përmes një ekrani me prekje me rezolucion të lartë 10,5 inç, deri te integrimi i smartfonëve pa tel, edhe gjërat e zakonshme mund të ndjehen përsëri argëtuese.
Falë pozicionit më të lartë të ndenjëseve kur udhëtoni dhe latrësisë më të madhe nga toka, modelet SUV ofrojnë shikueshmëri në të gjitha drejtimet, rehati dhe siguri. Pavarësisht nëse jeni duke lëvizur në qytet ose jashtë saj, do të arrini në destinacionin tuaj të qetë dhe pa stres.
Dizajni i modeleve SUV, me një kabinë më të lartë, ofron më shumë hapësirë brenda krahasuar me hatchback-un ose sedanin konvencional. Së bashku me më shumë hapësira për kokën dhe këmbët, bagazhi i tyre i gjerë zakonisht ofron mundësinë për organizim më të lehtë të gjithçkaje që ju nevojitet për udhëtimin, falë lartësisë së hapësirës për ngarkesë dhe hapësirës së gjerë. Ky aspekt i tyre e bën SUV-në një zgjedhje të preferuar për ata që vlerësojnë praktikën dhe lehtësinë e organizimit të hapësirës.
Dinamikë dhe të përgjegjshëm në rrugë, SUV-ët modern ofrojnë argëtim të vërtetë pas timonit. Duke kombinuar shpesh teknologjinë hibride dhe lëvizjen me të gjitha rrotat, modelet SUV të Toyota-s, si Corolla Cross, ofrojnë shumë fuqi dhe besim në të gjitha kushtet e motit dhe në të gjitha llojet e udhëtimeve.
PJESA E BRENDSHME
PJESA E JASHTME
AUDIO, KOMUNIKIMI DHE INFORMACIONI
Shtesë ndaj nivelit EXECUTIVE
PJESA E BRENDSHME
PJESA E JASHTME
Shtesë ndaj nivelit EXECUTIVE PLUS
PJESA E BRENDSHME
Shtesë ndaj nivelit LUXURY
PJESA E JASHTME
AUDIO DHE KOMUNIKIMI
Karakteristikat teknike | HYBRID | HYBRID |
---|---|---|
2.0L HEV | 2WD l e-CVT | 197 k.f. |
2.0L HEV | 4WD l e-CVT | 197 k.f. |
|
Numri i cilindrave |
4, në linjë |
4, në linjë |
Lloji i baterisë |
lithium-ion |
lithium-ion |
Vëllimi (cc) |
1987 |
1987 |
Përmasat e cilindrit (mm x mm) |
80.5 x 97.6 |
80.5 x 97.6 |
Raporti i kompresimit |
14:1 |
14:1 |
Fuqia totale e sistemit hybrid (k.f.) |
197 |
197 |
Fuqia e motorit të benzinës (k.f) |
152 |
152 |
Fuqia e motorit elektrik të pasmë (k.f) |
40 |
|
Konsumi i karburantit (l/100 km) |
4.96 |
5.23 |
Fuqia rrotulluese e motorit të benzinës (Hm/rpm) |
190/4400-5200 |
190/4400-5200 |
Transmisioni |
e-CVT |
e-CVT |
Shpejtësia maksimale (km/orë) |
180 |
180 |
Përshpejtimi 0-100 km/orë (sekonda) |
7.74 |
7.57 |
Euro class | EURO 6 | EURO 6 |
Amortizatorët | Përpara MacPherson / Prapa Double Wishbone | |
Gjatësia/Gjerësia/Lartësia | 4460/1825/1620 | |
Distanca aksiale | 2640 |
* Konsumi i karburantit dhe emetimi CO2 është matur dhe kontrolluar në një model bazik në përputhje me kërkesat e ligjit të publikuar nga Komisioni Europian. Kushtet dhe mënyra e drejtimit mund të ndikojnë në këto vlera. Gjithashtu ndikojnë: sipërfaqja e rrugës, trafiku, ngarkesa, pasagjerët, etj.