Faqja jonë e internetit përdor cookies për analiza statistikore dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Duke vazhduar me përdorimin e faqes sonë, ju pajtoheni me këto kushte. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe Njoftimi mbi privatësinë.

x
x

TOYOTA HYBRID

Ecuria mbresëlënëse dhe evolucioni i suksesshëm, e çuan markën Toyota në një pozitë udhëheqëse në teknologjinë hybrid.

Kur një markë shet më shumë se 10 milionë makina në vetëm një vit, lind pyetja nëse ka ndonjë gjë që mund të sjellë krenari dhe kënaqësi më të madhe në familjen Toyota. Gjigandi japonez e filloi revolucionin hybrid më shumë se dy dekada më parë dhe sot me të drejtë qëndron para konkurrencës.

Duke filluar me pionierin Prius qysh në vitin 1997, Toyota vazhdimisht përmirëson teknologjinë e saj hybrid dhe përveç zhvillimeve teknologjike që shtojnë karakteristikat, performancën dhe efikasitetin, modelet e reja të hedhura në treg kanë rritur akoma më tej interesin e blerësve. Toyota ofron një zgjedhje më ambjentaliste dhe teknologji të përparuar për drejtuesit, duke filluar nga Yaris, deri tek krenaria SUV e RAV4, performanca hybrid e të cilëve, fitoi një popullaritet serioz në tregjet evropiane, duke përfshirë edhe atë shqiptar.

Shifrat thonë se gati 11.5 milionë hybrid janë shitur deri më tani me logon e markës japoneze, ku vetëm në 2017 janë shitur rreth 1.5 milionë hybrid. Kjo është një tjetër provë e trendit ku po shkon tregu hybrid, të cilat në realitet sigurojnë mënyrën më të thjeshtë për t'u kujdesur për mjedisin.

Statistikat thonë se në sajë të modeleve hybrid të Toyota për dy dekadat e fundit, janë ruajtur (nuk jane konsumuar) rreth 30 miliard litra karburant, ndërsa emetimet CO2 janë zvogëluar me 85 milion ton. Shifrat impresionojnë dhe tregojnë qartë se automjetet hybrid po bëhen një zgjedhje logjike, sepse ato ofrojnë shumë përfitime në planin afatgjatë. Garancia për këtë është: 12 milionë konsumatorë të kënaqur.

MOTOR BENZINE E PAJISUR ME CIKËL ATKINSON

Zemra e makinës hybrid është motori benzinës i pajisur ​​me një cikël Atkinson. Karakteristika e tij është: me pak nxehtësi dhe performancë më të mirë në shpejtësi të mesme dhe të larta, gjë që e bën më efikase krahasuar me motorin klasik me benzinë.

MOTOR BENZINE

Fuqia e motorit klasik të benzinës me katër cilindra ndryshon me këtë model. Detyra e tij është që të sigurojë performancën më të mirë dhe më ekonomike në shpejtësi të mesme dhe të larta.

MOTOR ELEKTRIK

Përmirësimet e vazhdueshme dhe pesha e reduktuar ndikojnë pozitivisht në karakterin tashmë fisnik të motorit elektrik. Në kushtet urbane, modelet hybrid shpesh funksionojnë ekskluzivisht me motorin elektrik, i cili siguron lëvizje të qetë, miqësore me ambjentin dhe të relaksuar.

BATERIA

Bateritë litium-ion dhe nikel-metal vijnë në një paketë më të vogël dhe më të lehtë, gjë që ndikon pozitivisht në karakteristikat e drejtimit dhe në hapësirën për pasagjerët dhe bagazhet.

SI FUNKSIONON TEKNOLOGJIA HYBRID?

Aktorët kryesorë në makinën hybrid Toyota janë: motorët me benzinë ​​me cikël Atkinson, një motor elektrik dhe një bateri. Komunikimi i përsosur midis tre elementëve i ofron drejtuesit një udhëtim relaksues, ekonomik dhe performancën e dëshiruar në çdo moment.

TEKNOLOGJIA HYBRID NË KATËR FAZA

NISJA

Makina fillon lëvizjen duke përdorur motorin elektrik

DREJTIMI NORMAL

Sistemi hybrid sinkronizon tri burimet e energjisë në çdo moment

PËRSHPEJTIM I PLOTË

Motorët klasikë dhe elektrikë punojnë njëkohësisht

NGADALËSIM / FRENIM

Bateria fillon të karikohet

Sekretet e teknologjisë hybrid

Veçoritë Toyota vazhdimisht përmirësohen për të dhënë rezultatet më të mira.

Sistemi hybrid i gjeneratës së dytë të Toyota debutoi në edicionin e fundit me legjendarin Prius, që marka japoneze po e promovon këtë model në mbi 90 vende të botës. Kombinimi i një motori klasik me benzinë ​​dhe një motori elektrik ndiktohet nga nevojat aktuale dhe në të njëjtën kohë lëshojnë energji dhe e akumulojnë në bateri. Motori elektrik e drejton makinën hybrid me shpejtësi të ulët, një opsion veçanërisht i dobishëm për kushtet urbane me ndalesa të shpeshta ku rrallëherë ka nevojë për një shpejtësi më të lartë.

Në ato momente nuk përdoret motori klasik me djegie të brendshme, i cili aktivizohet në shpejtësi më të larta, gjë që jep performancën e dëshiruar. Në të njëjtën kohë, makina hybrid përdor një pjesë të energjisë së rigjeneruar, e cila ndikon gjithashtu në konsumin më të ulët të karburantit dhe përputhet me konceptin bazë të teknologjisë hybrid.

Qëllimi kryesor i teknologjisë Toyota hybrid është të shmangë përdorimin e karburantit në çdo situatë të mundshme, gjë që në praktikë do të thotë që nga pozicioni i parkimit deri tek drejtimi i disiplinuar në një shpejtësi të caktuar, përdoret vetëm motori elektrik, pa emetim të gazrave të dëmshëm dhe pa zhurmë. Me shpejtësi më të lartë, të dy motorët punojnë paralelisht.

Makina hybrid inteligjente, deaktivizon motorin e benzinës në çdo situatë të mundshme dhe veçanërisht pas reduktimit të shpejtësisë dhe akumolon energjinë kinetike të prodhuar nga aktivizimi i frenave.

Përshtatja e mënyrës së drejtimit

Sistemi i Toyota hybrid përdor teknologji të avancuar për të përshtatur në mënyrë të përkryer burimet e energjisë për të siguruar një konsum sa më të ulët.

Mënyra kryesore lëvizëse përfshin përdorimin me efikasitet të energjisë nga motorët klasikë dhe elektrikë, por edhe drejtuesi ka mundësinë e zgjedhjes së tij. Modaliteti "Eco" përshtat disa elemente për kursimin e energjisë. Modaliteti "Power" nënkupton lëvizje dinamike, por ekziston edhe opsioni "EV", që nënkupton lëvizjen ekskluzivisht të drejtuar nga motori elektrik dhe mund të përdoret për parkim, si dhe gjatë drejtimit në shpejtësi më të ulëta.

Motori elektrik drejton makinën hybrid me shpejtësi të ulët, veçanërisht e dobishme për lëvizje në qytet ku ka ndalesa të shpeshta dhe nuk mund të lëvizësh me shpejtësi më të madhe.

MAGJIA E FUQISË ELEKTRIKE

Rezervuari në të cilin pajisja hybrid vendos një sasi të caktuar të energjisë, mund të jetë një bateri nikel-metal, ose litium-ion. Energjia e ruajtur më parë, furnizon njësinë e drejtimit dhe shoferi nuk ka asnjë angazhim për të karikuar baterinë, gjë që është një ndryshim i rëndësishëm në krahasim me teknologjitë e tjera.

KARIKIM PA PATUR NEVOJË TË NJË PRIZE

Makina Toyota hybrid ofron momente relaksuese në përdorimin e përditshëm të modeleve të markës japoneze. Megjithëse bateria është pjesë drejtimit, ai përjashton çdo karikim, ose nevojë për prizë.

DISIPLINA HYBRID

Udhëzim:
Përdorni pedalin e
përshpejtuesit butësisht

Rezultati:
Përdoret ekskluzivisht motori elektrik

Udhëzim:
Qëndro në
Zonën ECO

Drejtimi:
Makina kombinon të gjitha burimet e energjisë

Udhëzim:
Arrij shpejtësinë
e dëshiruar

Përshpejtim më i madh:
Motorët klasikë dhe elektrikë sigurojnë intensitetin e duhur

Udhëzim:
Ngadalëso butësisht
dhe në kohën e duhur

Ndalimi:
Bateria po përgatitet për sfidën e ardhshme

Automjetet hybrid fitojnë betejën

Çdo teknologji ka anët e saj pozitive, por automjetet hybrid kanë një avantazh mbi të gjithë rivalët

NAFTA NDIHMON NË KËTË BETEJË

Fillimisht automjetet hybrid ishin automjete më shumë ekologjike sesa konkurruese në krahasim me motorët e naftës, por gjërat po ndryshojnë me shpejtësi. Sëmundjet për shkak të emetimeve të gazrave kanë bërë që shumë qytete dhe shtete të kufizojnë, ose të ndalojnë lëvizjen e makinave me karburant në zonat urbane.

Masiviteti në shitje të Toyota Hybrid ka bërë të mundur që ato të jenë konkurruese veçanërisht në vendet ku autoritetet kanë aplikuar më shumë përfitime për automjetet alternative. Krahasuar me versionet me naftë, hibridet janë më të qetë, nuk kanë asnjë dridhje dhe kursejnë në shpenzimet për karburant. Në fund, ne nuk duhet të harrojmë se përveç lëvizjes në 50 % të kohës me motor elektrik, Toyota hybrid nuk lëshon NOx (oksidin e azotit) dhe grimca të dëmshme (PM).

BENZINA VETËM SI SUPORT

Teknologjia hybrid në modelet Toyota gjithashtu kombinohet me një motor benzine. Ndryshe nga benzina konvencionale, prodhuesi japonez përdor motora me të ashtuquajturin ciklin Atiknson, i cili siguron performancë të mirë për shkak të konfigurimit të veçantë të këtij motori. Motori i benzinës ndizet vetëm në xhirot e larta dhe kur kërkohet shpejtësi dhe në këtë moment të xhirove të mesme dhe të larta, cikli Atkinson operon në mënyrë efikase dhe ekonomike.

Toyota përdor motorë me kapacitete të ndryshme dhe modeli me 1.8 litra ka bërë përparime të veçanta për shkak të efikasitetit termik mbresëlënës. Nëse krahasohet një hybrid me një motor klasik të benzinës, krahas performancës hybrid, konsumit të ulët të karburantit dhe emetimet CO2 që zvogëlohen me të paktën një të tretën, përfitohet edhe një reagim më i mirë i makinës gjatë përshpejtimit, për shkak të pranisë së motorit elektrik.

HIBRID I BUTË NUK ËSHTË HIBRID!

Disa nga prodhuesit kanë ofruar hybrid të butë që nuk i afrohen modelit hybrid klasik, sepse ato nuk posedojnë potencial të tillë. Fakti është se motori "Mild Hybrid" merr njëfarë mbështetjeje elektrike, por në konfigurimet e mëparshme ajo kishte vetëm disa përfitime të kufizuara.

Më e rëndësishmja, hybrid i butë nuk lejon drejtimin e makinës vetëm me motor elektrik dhe nuk mund të konkurrojë me modelet hybrid, as në aspektin e ekonomisë dhe të mbrojtjes së mjedisit. Në të vërtetë, modelet hybrid të butë janë më afër modeleve konvencionale të motorit me djegie të brendshme sesa modelet hybrid klasike, por në rolin e asistentëve të paktën minimizojnë konsumin e karburantit.

PRIZË – DO TË THOTË KUSHTËZIM

Automjetet hybrid kanë konkurrencë serioze në lidhje me hybrid me karikim me prizë, por përsëri ata mund të mburren me disa anë pozitive që u japin atyre një avantazh. Hybrid me karikim me prizë kërkojnë angazhim për të karikuar baterinë, që nënkupton nevojën për të përdorur energjinë elektrike në shtëpi, si dhe infrastrukturën për karikim eventual gjatë lëvizjeve të gjata. Në vende si ato ku nuk ka infrastrukturë të duhur, ky proces është pothuajse i pamundur, ndërsa Automjetet hybrid ofrojnë karikim automatik të baterive dhe përdorim të vazhdueshëm të makinës elektrike.

Arkitektura e automjetit hybrid me karikim me prizë gjithashtu kërkon më shumë hapësirë duke ia marrë atë pjesës së pasagjerëve. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, hybrid me karikim me prizë janë më të shtrenjtë sesa automjetet hybrid klasikë.

MAKINAT ELEKTRIKE

Makinat elektrike klasike gëzojnë popullaritet global në rritje, por realiteti thotë se ato janë ende të shtrenjta dhe në të njëjtën kohë varen nga infrastruktura që duhet të jetë e zhvilluar mirë. Modelet EV kanë bateri me autonomi më të madhe, por është e domosdoshme, sepse ata kanë vetëm një mënyrë për të drejtuar makinën dhe karikuesit në këtë pjesë të Evropës janë larg nga ajo që të çon drejt përdorimit normal të një makine elektrike. Efekti psikologjik është gjithashtu fakti që gjatë udhëtimit në rrugët më të gjata duhet të planifikohet karikimi i ardhshëm.

TEKNOLOGJIA HYBRID

Teknologjia hybrid ka ardhur në perfeksion, por përherë do të ketë pyetje, përgjigjet e të cilave ia vlen t'i përsërisim.

Teknologjia hybrid shihet si një zgjidhje e përshtatshme për nënvizimin dhe praktikimin e vlerave bashkëkohore ndër të cilat është mbrojtja e mjedisit. Misioni global i kompaniseToyota ka qenë i suksesshëm në shumë aspekte dhe përveç reduktimit të emetimeve të gazit, ka një efekt pozitiv në aspektin ekonomik të konsumimit.

Teknologjia hybrid e prodhuesit japonez është e disponueshme në segmente të ndryshme, fakt që tregon se klientët po rriten nga viti në vit. Salloni Toyota është një mundësi e shkëlqyer për të marrë një përgjigje për një dilemë që nuk keni arritur të zgjidhni në këtë material të veçantë. Përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta i gjeni në këtë faqe.

Duke marrë parasysh faktin se bateria luan një rol shumë të rëndësishëm në funksionimin e makinës hybrid, Toyota vazhdimisht po punon për t'i përmirësuar ato. Kjo gjithashtu do të thotë: një kapacitet më të madh me peshë më të vogël që nuk do të ndikojë në karakteristikat e drejtimit. Gjithashtu i kushtohet vëmendje e madhe qëndrueshmërisë, ose jetëgjatësisë së baterive të inkorporuara në të gjitha modelet hybrid të prodhuesit japonez. Deri më tani, mbi 11.5 milionë hybrid janë shitur në mbarë botën dhe përvoja ka treguar se blerësit nuk kanë probleme me bateritë, të cilat janë projektuar për të udhëtuar sa më shumë. Toyota siguron gjithashtu një garanci të baterisë që shkon deri në 10 vjet, kështu që përgjegjësia e vetme e blerësit është që të respektojë intervalet e shërbimit tek ekspertët e servisit Toyota që monitorojnë gjendjen e makinës hybrid dhe në veçanti të baterisë.
Shifrat serioze të shitjeve dhe përparimet në teknologji kanë sjellë automjetet hybrid në dispozicion të klientëve të Shqipërisë. Çmimet e tyre janë në rangun e makinave me naftë dhe në të njëjtën kohë merr një makinë më ekonomike, më teknologji të gjelbër dhe shpesh më të përshtatshme. Dhe më e rëndësishmja, blerësi i automjetit hybrid ka kosto më të ulëta të mirëmbajtjes dhe përdorim më të gjatë të pjesëve të konsumueshme që duhet të ndryshohen.
Automjetet Toyota Hybrid janë të gatshëm për këtë sfidë dhe secili model ka një kapacitet të vetin të tërheqjes.
Shpenzimet janë edhe më të vogla dhe sistemi i frenimit është një nga ato që kushton më pak, për shkak të faktit se një pjesë e këtij proçesi kryhet nga motori elektrik.
Dallimi është i madh, sepse jo vetëm që makinat elektrike janë më të shtrenjta, por gjithashtu një karikim i plotë i baterisë merr rreth 8 orë. Në automjetet hybrid, bateria karikohet automatikisht.
Toyota Motor Corporation ka shitur deri tani 11.5 milionë automjete hybrid dhe nga modelet Toyota, Auris është modeli më i shitur në Europë, e ndjekur nga Yaris dhe Prius.
Teknologjia hybrid ofron udhëtim vetëm me motorin elektrik më shumë se 2 kilometra. Meqenëse bateria karikohet vazhdimisht nga funksionimi i dy motorëve, ajo lejon lëvizje më të shpeshta pa patur nevojën e aktivizimit të motorit të benzinës dhe të përdorimit të karburantit. Statistikat tregojnë se shumica e drejtuesve lëvizin kryesisht në zonat urbane dhe në distanca më të shkurtra dhe ky është territori ku motori elektrik vjen me përfitimet e tij, si për drejtuesin dhe mjedisin. Studimet e kompanisë Toyota tregojnë se ne 50% të kohës nuk përdoret motori me benzinë.

Jo vetëm që automjetet hybrid kanë shumë avantazhe kundrejt konkurentëve, por gjithashtu nuk mbesin prapa në lëvizje dhe shkathtësi edhe në autostradë. Automjetet hybrid janë shumë ekonomike kur lëvizin me një shpejtësi të lartë, por të qëndrueshme dhe ndjesia gjatë drejtimit tregon përsosmërinë e teknologjisë.
Ne e dimë se kënaqësia në drejtim është konsideruar si një element i rëndësishëm në automjetet moderne dhe ajo është gjithashtu e pranishme në modelet Toyota hybrid. Drejtuesi do të shijojë qetësinë kur përdor ekskluzivisht motorin elektrik dhe automjeti hybrid do të bëjë çdo përpjekje për t'ju impresionuar sa herë që nevojitet një drejtim më i komplikuar. Reagimi i menjëhershëm i motorit elektrik, do të plotësojë nevojat më të kërkuara për shkak edhe të përfitimeve nga transmisioni automatik.
Përgjigja është negative. Automjetet hybrid lejojnë lëvizjen vetëm duke përdorur motor elektrik dhe pa aktivizuar motorin e benzinës, por nuk kanë për qëllim të lëvizin gjatë pa karburant. Nëse vazhdoni të ngisni makinën pasi keni mbetur pa karburant, sistemi hybrid mund të pësojë dëmtime serioze.