Faqja jonë e internetit përdor cookies për analiza statistikore dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Duke vazhduar me përdorimin e faqes sonë, ju pajtoheni me këto kushte. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe Njoftimi mbi privatësinë.

x
x

 

 

Alto Sh.p.k.

 

Politika e përgjithshme e privatësisë

Toyota dhe e mbrojtjes së të dhënave

 

  1. Hyrje

Alto Sh.p.k. respekton privatësinë tuaj. Nëse tek Alto Sh.p.k. jeni si punonjës, klient, konsumator, anëtar i publikut të gjerë, etj., ju keni të drejtën për mbrojtjen e Të Dhënave tuaja Personale. Këto të dhëna mund të lidhen me emrin tuaj, numrin e telefonit, adresën e e-mail-it, por edhe me të dhëna të tjera, të tilla, si numri i shasisë së automjetit, vendndodhja, etj.

Në këtë Politikë të Përgjithshme të Privatësisë Toyota dhe Mbrojtjes së të Dhënave. ne përshkruajmë se si i mbledhim Të Dhënat tuaja Personale dhe pse i mbledhim ato, çfarë bëjmë me Të Dhënat tuaja Personale, me kë i ndajmë, si i mbrojmë dhe zgjedhja që mund të bëni në lidhje me Të Dhënat tuaja Personale.

Kjo Politikë zbatohet për përpunimin e Të Dhënave tuaja Personale në kuadër të menaxhimit të ndryshëm të burimeve njerëzore dhe aktiviteteve të lidhura me punonjësit (menaxhimi i pagesave, shëndeti dhe siguria, rekrutimi, zhvillimi organizativ…), si dhe në kornizën e shërbimeve, mjeteve të ndryshme, aplikacione, faqe në internet, portale, promovime të shitjeve (online), veprime marketingu, platforma të sponsorizuara të mediave sociale, etj., që sigurohen, ose operohen nga ne, ose në emrin tonë.

 Kjo Politikë përmban rregulla dhe shpjegime të përgjithshme. Ajo plotësohet me njoftime specifike të veçanta të privatësisë, që kanë të bëjnë me shërbime të veçanta, mjete, aplikacione, faqe në internet, portale, promovime të shitjeve (në internet), veprime marketingu, platforma të sponsorizuara të mediave sociale, etj., të siguruara, ose të operuara nga, ose në emrin tonë. Këto njoftime të privatësisë do t'ju komunikohen sa herë që Të Dhënat tuaja Personale janë të nevojshme në kuadrin e aktiviteteve të përmendura më lart (për shembull, përmes faqeve të internetit, portaleve, shërbimeve individuale të komunikimit, buletineve, përkujtuesve, sondazheve, ofertave, ngjarjeve, etj.).

Kjo Politikë zbatohet për të gjitha Të Dhënat tuaja Personale të mbledhura dhe të përdorura nga (ose në emër të)  Alto Sh.p.k., të referuara në këtë Politikë  si "Toyota", "ne" dhe "tanë/tonat".

Nëse i pranoni dispozitat e kësaj Politike, ju jeni duke rënë dakord që ne të përpunojmë Të Dhënat tuaja Personale në mënyrat që përcaktohen në këtë Politikë.

Në fund të kësaj Politike, ju do të gjeni disa përkufizime të disa koncepteve kryesore të përdorura në këtë Politikë dhe të cilat shkruhen me germa të mëdha (për shembull, Të Dhënat Personale, Përpunimi, Kontrolluesi i të Dhënave, etj.).

  1. KUSH ËSHTË PËRGJEGJËS PËR PËRPUNIMIN E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE?

Alto Sh.p.k. (Toyota”, “ne” dhe” tanë/tonat).

  1. Me kë mund të kontaktoni në rast se keni pyetje, ose kërkesa?

 Pika e kontaktit për mbrojtjen e të dhënave.

Ne kemi organizuar një pikë kontakti për mbrojtjen e të dhënave, e cila do të trajtojë pyetjet, ose kërkesat tuaja në lidhje me këtë Politikë, çdo njoftim specifik të privatësisë, Të Dhënat tuaja Personale dhe përpunimin e tyre.

Për çdo pyetje, ose kërkesë, ose ankesë në lidhje me zbatimin e kësaj Politike, ose për të ushtruar të drejtat tuaja, siç përshkruhet në këtë Politikë, ju mund të na kontaktoni në pikën e kontaktit për mbrojtjen e të dhënave:

dhe

 

  1. parimet kryesore

Ne i vlerësojmë Të Dhënat tuaja Personale që na janë besuar dhe jemi të përkushtuar të përpunojmë Të Dhënat tuaja Personale në një mënyrë të drejtë, transparente dhe të sigurt. Parimet kryesore që zbaton Toyota janë si më poshtë:

  1. përpunimi i Të Dhënave tuaja Personale: cilat të dhëna personale i mbledhim dhe mbi cilat baza ligjore

Kurdoherë që kemi nevojë për Të Dhënat tuaja Personale, ne gjithmonë do t'ju informojmë qartë se cilat prej Të Dhënave tuaja Personale, ne mbledhim. Ky informacion do t'ju ofrohet përmes një njoftimi të veçantë të privatësisë, i cili, për shembull, do të përfshihet në shërbime specifike (përfshirë shërbimet e komunikimit), gazetat elektronike, përkujtesat, sondazhet, ofertat, ftesat për ngjarje, etj.

Ju lutemi vini re se në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, Të Dhënat tuaja Personale mund të përpunohen, nëse:

Ne do të përpunojmë Të Dhënat tuaja Personale vetëm për qëllime të specifikuara, të qarta dhe legjitime dhe nuk do t'i përpunojmë Të Dhënat tuaja Personale më tej në një mënyrë që është e papajtueshme me ato qëllime.

Qëllim i tillë mund të jetë, ekzekutimi i një porosie që keni vendosur, përmirësimi i vizitës tuaj në një nga faqet e internetit, ose portalet tona, përmirësimi i produkteve dhe shërbimeve tona në përgjithësi, ofrimi i shërbimeve, ose aplikacioneve, veprimet e marketingut, etj. Qëllimi i çdo përpunimi të Të Dhënave tuaja Personale do të përcaktohet qartë në njoftimin specifik të privatësisë në lidhje me atë përpunim të veçantë. Ky njoftim i privatësisë do të jetë i arritshëm, për shembull, në një faqe në internet, ose portal, në një aplikacion, në një gazetë elektronike, etj.

  1. Mbajtja e Të Dhënave tuaja Personale të sakta dhe të përditësuara

Është e rëndësishme për ne për të ruajtur të sakta dhe të përditësuara Të Dhënat tuaja Personale. Ju lutemi na informoni për çdo ndryshim, ose gabim në Të Dhënat tuaja Personale , sa më shpejt të jetë e mundur duke na kontaktuar në Pikën e Kontaktit të Mbrojtjes së të Dhënave (shih pjesën 3 "Me kë mund të kontaktoni në rast se keni pyetje, ose kërkesa?"). Ne do të ndërmarrim hapa të arsyeshëm për t'u siguruar që Të Dhënat Personale të pasakta, ose të vjetruara, janë fshirë, ose rregulluar në përputhje me rrethanat.

  1. QASJA TEK TË DHËNAT TUAJA PERSONALE

Ju keni të drejtë të keni qasje në Të Dhënat tuaja Personale, të cilat ne po përpunojmë dhe  nëse Të Dhënat tuaja Personale janë të pasakta, ose të paplota, të kërkoni korrigjimin, ose fshirjen e Të Dhënave tuaja Personale. Nëse keni nevojë për informacion të mëtejshëm në lidhje me të drejtat tuaja të privatësisë, ose dëshironi të ushtroni ndonjë nga këto të drejta, ju lutemi na kontaktoni në Pikën e Kontaktit të Mbrojtjes së të Dhënave (shih pjesën 3 "Me kë mund të kontaktoni në rast se keni pyetje, ose kërkesa?").

  1. SA GJATË I MBAJMË TË DHËNAT TUAJA  PERSONALE

Ne do t'i mbajmë Të Dhënat tuaja Personale në një mënyrë, në përputhje me ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Ne do t'i mbajmë Të Dhënat tuaja Personale për aq kohë sa është e nevojshme për qëllimet për të cilat ne përpunojmë Të Dhënat tuaja Personale, ose në përputhje me ligjin. Për informacion mbi sa kohë Të Dhënat Personale mund të mbahen para se të hiqen nga sistemet dhe bazat tona të të dhënave, ju lutemi na kontaktoni në pikën e kontaktit për mbrojtjen e të dhënave (shih pjesën 3 "Me kë mund të kontaktoni në rast se keni pyetje, ose kërkesa?").

  1. RUAJTJA E TË DHËNAVE TUAJA PERSONALE

Ne kemi një sërë masash teknike dhe organizative të sigurisë në vend për të mbrojtur Të Dhënat tuaja Personale nga hyrja, ose përdorimi i paligjshëm, ose i paautorizuar, si dhe kundër humbjes aksidentale, ose dëmtimit të integritetit të tyre. Ato janë hartuar duke marrë parasysh infrastrukturën tonë të IT, ndikimin e mundshëm në privatësinë tuaj dhe kostot e përfshira dhe në përputhje me standardet dhe praktikat aktuale të tregut.

Të Dhënat tuaja Personale do të përpunohen nga një përpunues i të dhënave të një pale të tretë, vetëm nëse ai përpunues i të dhënave, pranon të pajtohet me ato masa teknike dhe organizative të sigurisë së të dhënave.

Ruajtja e sigurisë së të dhënave, nënkupton mbrojtjen e konfidencialitetit, integritetit dhe disponueshmërisë së Të Dhënave tuaja Personale:

Procedurat tona të sigurisë së të dhënave, përfshijnë: sigurinë e qasjes, sistemet rezervë, monitorimin, rishikimin dhe mirëmbajtjen, menaxhimin e incidenteve të sigurisë dhe vazhdimësinë, etj.

 

  1. Përdorimi i cookies, ose të ngjashme

Ne përdorim cookies në faqet tona të internetit. Kjo na ndihmon të ju ofrojmë një përvojë më të mirë kur shfletoni faqen tonë të internetit dhe gjithashtu na lejon të bëjmë përmirësime në faqen tonë.

Shfletuesit ne faqen e internetit

“Cookies” janë skedarë të vegjël të tekstit që rregjistrohen në pajisjen tuaj (kompjuter, telefon celular, tabletë, etj.) për të mbajtur gjurmët e lëvizjes së shfletuesit tënd nga faqja e internetit dhe nuk janë të lidhur me të dhënat tuaja personale që ju keni dhënë. Me ndihmën e këtyre skedarëve, ndiqet lëvizja e vizitorëve, duke mbledhur të dhëna për të përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe për të optimizuar dhe rritur funksionalitetin e faqes. Faqja ka një lloj “cookie” që ruhet në kompjuterin e përdoruesit për aq kohë sa është caktuar në shfletues. Përdoruesit mund të zgjedhin që të refuzojnë “cookie”. Nëse përdoruesit zgjedhin këtë mundësi, një pjesë e faqes së web-it mund të mos funksionojë mirë.

Kur vizitoni njërën nga faqet tona të internetit, ose përdorni aplikacionet tona, ose mjete të tjera dixhitale, në varësi të pëlqimit tuaj, ne mund të përdorim “cookie” dhe teknologji të tjera për të mbledhur të dhënat e mëposhtme:

Shoqëria ALTO Sh.p.k. përdor “cookie” të palëve të treta (Google Analytics). Këto “cookie” janë për statistikat anonime dhe nuk përfshijnë informacion personal.

Mos harroni se ju gjithmonë keni kontroll të plotë mbi “cookie”. Shumica e motorëve të kërkimit, ofrojnë përjashtimin e plotë të “cookie” përmes opsioneve, për çdo shfletues veç e veç.

 

Marketingu

Informacioni i mbledhur përmes përdorimit të “cookie” mund të përdoret për marketing në Google AdWords dhe Facebook, ose për reklamim në faqet e tjera të internetit që do të vizitohet nga përdoruesi, i cili më parë vizitoi faqen tonë të internetit.

Google, Facebook dhe palët e tjera të treta shfaqin AdWords, të ashtuquajturat "reklama" nëpër faqe dhe aplikacione të ndryshme që përdoruesi viziton dhe përdor. Këto "reklama" bazohen gjithashtu në vizitat e mëparshme të përdoruesve në faqen tonë të internetit duke përdorur “cookie”.

Përdoruesit mund të personalizojnë preferencat e tyre mbi mënyrën se si Google dhe Facebook i reklamojnë ato duke hyrë në faqet e mëposhtme:

Për "Google":

https://support.google.com/ads/answer/2662922?hl=en,

Për "Facebook":

https://www.facebook.com/ads/website_custom_audiences/.

Përdoruesi mund të heqë dorë tërësisht nga ky lloj reklamimi bazuar në interesin e tij të mëparshëm duke vendosur cilësimet e “cookie” në shfletuesin që përdoret nga përdoruesi. DoNotTrack ("DNT") është një funksionalitet që i lejon përdoruesit të ngrejë shfletuesin e tij në një mënyrë që informon faqet e internetit se lëvizja e tij në internet nuk është e gatshme të shihet. Funksioni "DNT", përdoruesi mund të aktivizojë, ose çaktivizojë, duke vizituar seksionin "Preferencat", ose "Cilësimet", në varësi të llojit të shfletuesit të internetit që përdor.

  1. ZBULIMI I TË DHËNAVE PERSONALE

Në varësi të qëllimeve për të cilat ne mbledhim Të Dhënat tuaja Personale, mund t'i shpalosim ato në kategoritë e mëposhtme të marrësve:

  1. Brenda organizatave tona dhe mjedisit tonë të markës:
  1. Partnerë biznesi të palëve të treta:
  1. c) Palë të treta të tjera:

Ju lutemi kini parasysh që marrësit e palëve të treta të renditura në pikat b) dhe c) më sipër:

 - posaçërisht ofruesit e shërbimeve që mund t'ju ofrojnë produkte dhe shërbime përmes shërbimeve, ose aplikacioneve Toyota, ose përmes kanaleve të tyre

 - mund të mbledhin veçmas të dhëna personale nga ju.

Në një rast të tillë, këto palë të treta janë vetëm përgjegjëse për kontrollin e të dhënave të tilla personale dhe marrëdhëniet tuaja me ta do të bien nën termat dhe kushtet e tyre.

  1. PËRDORIMI I mediave sociale

Nëse përdorni një (faqe në internet, portal…) Toyota me një hyrje specifike nga një media sociale (për shembull, llogaria juaj në Facebook), ne do të regjistrojmë Të Dhënat tuaja Personale të disponueshme në këtë media sociale dhe përdorimi juaj i mediave të tilla sociale do të thotë që ju kanë lejuar shprehimisht komunikimin e Të Dhënave tuaja Personale të regjistruara nga ne përmes mjetit të tyre.

Ne ndonjëherë lehtësojmë botimin e të dhënave (personale) përmes mediave sociale si Twitter dhe Facebook. Këto media sociale kanë kushtet e tyre të përdorimit, të cilat duhet t’i merrni parasysh kur jeni aktivë në mediat sociale. Ju kujtojmë se publikimi në mediat sociale mund të ketë pasoja të caktuara, duke përfshirë privatësinë tuaj, ose privatësinë e personave, Të Dhënat Personale të të cilëve ju ndani, të tilla si, për shembull, pamundësia për të tërhequr një botim brenda një afati të shkurtër. Ju jeni plotësisht përgjegjës për botimet tuaja. Ne nuk do të kemi asnjë përgjegjësi dhe detyrim në këtë drejtim.

  1. transferimet jashtë ZEE (Zona Ekonomike Europiane)

Të Dhënat tuaja Personale mund të transferohen te marrësit, të cilët mund të jenë jashtë ZEE dhe mund të përpunohen nga ne dhe këta marrës, jashtë ZEE. Në lidhje me çdo transferim të Të Dhënave tuaja Personale në vendet jashtë ZEE, që zakonisht nuk ofrojnë të njëjtin nivel të mbrojtjes së të dhënave si në ZEE, Toyota do të zbatojë masat e duhura specifike për të siguruar një nivel të duhur të mbrojtjes së Të Dhënave tuaja Personale. Këto masa mund të konsistojnë për shembull në marrëveshjen me përfituesit për klauzola të detyrueshme kontraktuale që garantojnë një nivel të tillë të duhur të mbrojtjes.

Ne gjithmonë do t'ju informojmë qartë sa herë që Të Dhënat tuaja Personale do të transferohen jashtë ZEE. Ky informacion do t'ju ofrohet përmes një njoftimi të veçantë të privatësisë, i cili, për shembull, do të përfshihet në shërbime specifike (përfshirë shërbimet e komunikimit), gazetat elektronike, përkujtesat, sondazhet, ofertat, ftesat për ngjarje, etj.

  1. zgjedhjet dhe tË  drejtat  tuaja

Ne duam të jemi sa më transparent me ju, në mënyrë që të mund të bëni zgjedhje domethënëse se si dëshironi të përdorim Të Dhënat tuaja Personale.

Në këtë kontekst, ju mund të bëni një larmi zgjedhjesh se si dëshironi të kontaktoheni nga ne, përmes cilit kanal (për shembull, e-mail, postë, media sociale, telefon…), për cilin qëllim dhe sa shpesh, duke rregulluar opsionet e privatësisë në pajisjen përkatëse, ose përditësimin e profilit të përdoruesit, ose llogarisë suaj, ose duke ndjekur udhëzimet e çregjistrimit të përfshira në komunikim.

Ju gjithmonë mund të na kontaktoni në Pikën e Kontaktit të Mbrojtjes së të Dhënave (shih pjesën 3 "Me kë mund të kontaktoni në rast se keni pyetje, ose kërkesa?") për të zbuluar se çfarë të Dhënash Personale kemi në lidhje me ju dhe origjinën e tyre. Nën kushte të caktuara, ju keni të drejtën të merrni Të Dhënat tuaja Personale, të cilat na i keni dhënë, në një format të zakonshëm të lexueshëm, të strukturuar nga makineria, dhe të transmetoni Të Dhënat tuaja Personale tek çdo palë e tretë e zgjedhjes suaj.

Nëse gjeni ndonjë gabim në Të Dhënat tuaja Personale, ose nëse i shihni ato jo të plota, ose të pasakta, ju gjithashtu mund të kërkoni nga ne që t'i korrigjojmë, ose t'i plotësojmë ato.

Ju keni të drejtë të kërkoni një kufizim në përpunimin e Të Dhënave tuaja Personale (për shembull, ndërsa saktësia e Të Dhënave tuaja Personale po kontrollohet).

Ju gjithashtu mund të kundërshtoni përdorimin e Të Dhënave tuaja Personale për qëllime të marketingut të drejtpërdrejtë (nëse preferoni, gjithashtu mund të na tregoni përmes cilit kanal dhe sa shpesh preferoni të kontaktoheni nga ne), ose ndaj ndarjes së Të Dhënave tuaja Personale me pale të treta për të njëjtin qëllim.

Ju mund të tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë për përpunimin e vazhdueshëm të të dhënave personale që na keni dhënë duke na kontaktuar në pikën e kontaktit të mbrojtjes së të dhënave (shih pjesën 3 "Me kë mund të kontaktoni në rast se keni pyetje, ose kërkesa?") .

Për më tepër, ju mund të kërkoni që ne të fshijmë çdo të dhënë në lidhje me ju (përveç në disa raste, për shembull, për të provuar një transaksion, ose kur kërkohet nga ligji).

  1. Procedura për ushtrimin e të drejtave të subjekteve të të dhënave personale

Subjektet e të dhënave mund të ushtrojnë të drejtat sipas kësaj Politike. Një kërkesë për ushtrimin e të drejtave të subjektit të të dhënave mund të paraqitet si më poshtë:

Kërkesa për ushtrimin e të drejtave të mbrojtjes së të dhënave personale duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm:

Alto Sh.p.k. siguron informacion mbi veprimet e ndërmarra në lidhje me një kërkesë për ushtrimin e të drejtave të subjekteve brenda një muaji nga marrja e kërkesës.

Nëse është e nevojshme, kjo periudhë mund të zgjatet edhe për dy muaj, duke marrë parasysh kompleksitetin dhe numrin e kërkesave nga një person i veçantë. Alto Sh.p.k. do të informojë personin për çdo zgjatje të tillë brenda një muaji nga marrja e kërkesës, duke treguar arsyet e vonesës.

Alto Sh.p.k. nuk është i detyruar t'i përgjigjet një kërkese nëse nuk është në gjendje të identifikojë subjektin e të dhënave.

Alto Sh.p.k. mund të kërkojë sigurimin e informacionit shtesë të nevojshëm për të konfirmuar identitetin e subjektit të të dhënave.

Kur kërkesa paraqitet me mjete elektronike, informacioni, kur është e mundur, sigurohet me mjete elektronike, përveç nëse kërkohet ndryshe nga subjekti i të dhënave.

Në fund, ju lutemi vini re se keni të drejtë të paraqisni një ankesë kundër Kontrolluesit të të Dhënave pranë Autoritetit përkatës për Mbrojtjen e të Dhënave ("AMD").

Përsa i përket Alto Sh.p.k. (si Kontrollues i të Dhënave), AMD-ja përkatëse është KOMISIONERI PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE

  1. INFORMACIONET JURIDIKE

Kërkesat e kësaj shtojce të politikave nuk zëvendësojnë asnjë kërkesë tjetër ekzistuese sipas ligjit në fuqi për mbrojtjen e të dhënave. Në rast kontradikte midis asaj që është shkruar në këtë Politikë dhe kërkesave në ligjin në fuqi për mbrojtjen e të dhënave, ligji i zbatueshëm për mbrojtjen e të dhënave, do të ketë përparësi.

Alto Sh.p.k. mund të ndryshojë këtë Politikë në çdo moment. Kur kjo të ndodhë, ne do t'ju lajmërojmë për çdo ndryshim dhe më pas do t'ju kërkojmë të rilexoni versionin më të fundit të Politikës sonë dhe të konfirmoni pranimin e saj. Ju gjithashtu mund ta kontrolloni këtë Politikë në mënyrë periodike në https://www.toyotaalbania.al/al/article/terms-conditions/ për të informuar veten për çdo ndryshim.

  1. PFRKUFIZIMET

Në këtë Politikë, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: