Faqja jonë e internetit përdor cookies për analiza statistikore dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Duke vazhduar me përdorimin e faqes sonë, ju pajtoheni me këto kushte. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe Njoftimi mbi privatësinë.

x
x

10 VJET GARANCI ME TOYOTA RELAX

Nëse keni një Toyota, më pak se 10 vjet të përdorur, kudo që ta keni blerë, ju mund të merrni çdo herë një garanci shtesë 12 mujore për çdo shërbim periodik të kryer tek ne.

SIGURI DHE QETËSI GJATË GJITHË VITIT ME NJË GARANCI SHTESË

Toyota Relax po revolucionarizon mënyrën se si ne kujdesemi për makinën tuaj në mënyrë që t'ju japë qetësi të plotë. Si provë e cilësisë, besueshmërisë dhe qëndrueshmërisë së makinave tona, ne ofrojmë një garanci shtesë 12-mujore për automjetet Toyota nën 10 vjet të përdorura, pasi të keni kryer shërbimin periodik tek ne.

SHPËRBLIMI PËR BESNIKËRINË TUAJ


MERRNI DERI NË 10 VJET GARANCI DUKE KRYER SHËRBIMET PERIODIKE TEK NE

Kur zgjidhni Toyota për të kryer servisin në automjetin tuaj, do të merrni shërbim nga teknikë ekspertë si dhe pjesë këmbimi origjinale. Dhe ne do ta shpërblejmë besnikërinë tuaj me një garanci shtesë 12 muaj për pjesët origjinale dhe punën.Toyota Relax është një garanci e cila zgjatet deri në shërbimin tuaj periodik të ardhshëm, sipas kilometrave, apo viteve (cilado të arrihet e para).
E zbatueshme për automjetet pas periudhës së garancisë së prodhuesit dhe që janë nën 10 vjet dhe më pak se 185.000 km.

UDHËTONI PA PROBLEME. MBANI MAKINËN TUAJ NËN GARANCI PËR VITET NË VIJIM

A ËSHTË E PËRSHTATSHME MAKINA JUAJ PËR TOYOTA RELAX?

Të gjithë modelet e kualifikuara të Toyota që kryejnë shërbimet periodike mund të përfitojnë një garanci shtesë Toyota Relax.

Kriteret për pranimin në Toyota Relax:

-Makina juaj duhet të jetë mbi 2 vjet, ose të ketë një kilometrazh mbi 85,000 km.
-Garancia e mbetur e prodhuesit duhet të jetë më pak se 1 vit, ose më pak se 15,000 km.
-Makina duhet të jetë nën 10 vjet dhe nën 185,000 km.

Të gjitha kushtet dhe termat e garancisë Toyota Relax i gjeni në linkun e mëposhtëm.

https://www.toyotaalbania.al/content/articles/relax.pdf