Faqja jonë e internetit përdor cookies për analiza statistikore dhe për të përmirësuar përvojën e përdoruesit. Duke vazhduar me përdorimin e faqes sonë, ju pajtoheni me këto kushte. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Politikat e privatësisë dhe mbrojtja e të dhënave personale dhe Njoftimi mbi privatësinë.

x
x

Programi për zëvendësimin e automjeteve sipas parimit "E VJETËR PËR TË RE"

Shoqëria ALTO Sh.p.k. - Toyota Albania ofron mundësinë e zëvendësimit të automjeteve sipas parimit "E VJETËR PËR TË RE" për të gjitha automjetet e markës TOYOTA.

Zëvendësimi përfshin disa hapa: 

  1. Përmbledhje e gjendjes së automjetit të përdorur - bëhet në servisin tonë çdo ditë E Hënë - E Premte nga ora 08:00 - 16:30 dhe E Shtunë nga ora 08:00 - 13:00 duke bërë një rezervim paraprak. Automjeti shqyrtohet në detaje në disa pika:

 

  1. Kontrolli i kushteve të jashtme të automjetit
  2. Kontrolli i motorit
  3. Kontrolli i sistemit elektrik dhe elektronik
  4. Kontrolli i sistemit të transmetimit
  5. Kontrolli i sistemit të frenimit
  6. Kontrolli i sistemit drejtimit dhe amortizimi
  7. Kontrolli i gjendjes së brendshme të automjetit
  8. Kontrolli i sistemit audio
  9. Kontrolli i sinjalistikës dhe shikueshmërisë (xhama, fenerë, sinjale)
  10. Kontrolli i gomave
  11. Kontrolli i sistemit hybrid për automjetet hybrid

 

2. Përcaktimi i vlerës së blerjes - Norma e zhvlerësimit të automjetit është 20% në vit nga data kur është bërë regjistrimi i parë i tij, duke u bazuar edhe në raportin e gjendjes së automjetit nga servisi.

3. Blerja e një automjeti - Në rastin e një marrëveshjeje të riblerjes, klienti do të ketë të drejtën e rimbursimit e vlerës së automjetit të vjetër tek vlera e automjetit të ri.